Betejë e përgjakshme në Azovstal: Përpjekje mbinjerëzore kundër rusëve, premtohet armëpushim!

Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 05 May 2022
Një betejë e përgjakshme po zhvillohet në Azovstal, fabrika e celikut që është kthyer në pikën e fundit të qëndresës në qytetin e shkatërruar port të Mariupolit.
Luftimet e ashpra kanë rifilluar atje mes forcave ruse dhe mbrojtësve të fundit ukrainas të Mariupolit. Pavarësisht përpjekjeve për evakuimin e civilëve, qindra të tillë kane mbetur në kompleks, përfshirë edhe 30 fëmijë. “Armiku ka hyrë në territorin e fabrikës prej dy ditësh. Jam krenar për ushtarët e mi, sepse po bëjnë përpjekje mbinjerëzore për t`i mbajtur trupat ruse larg”, tha komandanti i bataljonit Azov, Lt. Col. Denys Prokopenko.
“Situata është jashtëzakonisht e vështirë, një punëtor i fabrikës i ka treguar rusëve derën e tuneleve nëntokësore. Jemi të shqetësuar, por do të vazhdojmë të luftojmë.”
Rusia thotë se do ta ndalë sulmin në Azovstal dhe do të nisë sot një armëpushim tre ditor. Pushimzjarret e mëparshme në këtë luftë, megjithatë, nuk kanë pasur rezultate bindëse. Fabrika, e vendosur në jug të qytetit port të Mariupol, është skena e një qëndrese të fundit të dëshpëruar kundër forcave pushtuese të Moskës, Deri përpara disa kohësh, Azovstali ishte lojtar kyc në skenën globale, duke prodhuar 4 milionë tonë çelik në vit, shumica e të cilit eksportohej.
Pronari i tij, Metinvest Holding, prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë, thotë se nga qiellgërvishësi Shard i Londrës te Hudson Yards në Manhattan e Ura San Giorgio e Gjenovës, e cila zëvendësoi urën e shembur Morandi, çeliku i prodhuar në Azovstal është përdorur në disa nga monumentet më të njohura në botë. Tani, të paktën 150 punonjës të fabrikës janë vrarë e shumë të tjerë mbeten të pagjetur, thotë Yuriy Ryzhenkov, CEO i Metinvest Holding. Para luftës, uzina punësonte 11,000 njerëz, kujton ai, ndërsa stafi i kompanisë përfshinte dinasti familjare që kanë prodhuar çelik brez pas brezi.
Të tjera
-
Delegacioni i BE-së: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për nda...
-
Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...
-
Tragjedia në Fushë Arrës, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna
Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashk...
-
Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij
arrimi i të vrarit sot në Ferizaj, Gazmend Hyseni, do të bëhet nesër në ora 1...
-
Varfëria e çmimet e larta po i bën qytetarët të blejnë më pak dhe me kualitet më të dobët
Deri vonë, 500 euro në muaj i kanë mjaftuar familjes katëranëtarëshe të Leutr...
-
Breshër e rrebeshe shiu në disa pjesë të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshri kanë përfshirë Kosovën në disa pjesë. Lexuesit kan...
-
E ndoqi me Audi A7, dosja e prokurorisë zbulon detaje të reja për vrasjen në Ferizaj
Një vrasje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Ferizajt në orët e para të mëng...