Lajme

Beteja e madhe e SHBA-së dhe Rusisë për Ballkanin

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 28 December 2017

Marrëdhëniet e tensionuara midis SHBA dhe Rusisë mund të përkeqësohen më tej në vitin 2018, në Ballkan dhe rreth tij, rreth shteteve që nuk janë në integrimin euroatlantik – Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi, e cila ka hyrë në NATO, por është ende në negociata me Brukselin, shkruajnë mediat kroate.

Rusia në Evropë po humbet aleatët e saj dhe ndikimin e saj për shkak të zgjerimit të NATO-s dhe BE-së, dhe dëshiron të ruajë çdo ndikim mbi vendet e lartpërmendura.

SHBA, pas një ndërhyrjeje dhe shpërfilljeje të caktuar të Ballkanit që kur Donald Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë, vendosi përsëri t’i kushtojë vëmendje kësaj zone, pasi që kongresisti John McCane u alarmua pas një vizite të kohëve të fundit në Ballkan, ky vakum u përdor nga Rusia për të shtuar dominimin e saj.

-Advertisement-

Pikërisht për shkak të shqetësimit të ndikimit rus në Ballkan, Kongresi amerikan i dha ministrit të Mbrojtjes James Mattis, me pajtimin e sekretarit Shtetëror Rex Tillerson, të kryejë një analizë të bashkëpunimit ushtarak dhe të inteligjencës së këtyre vendeve me Rusinë nga 2012 deri më sot.

Sipas këtij dokumenti, SHBA-ja dëshiron të ketë një pasqyrë të plotë se sa këto vende po bashkëpunojnë me Rusinë, sa armë kanë blerë prej saj, sa herë kanë marrë pjesë në ushtrime të përbashkëta ushtarake, çfarë është bashkëpunimi i tyre në inteligjencë dhe sa e gjitha kjo ndikon në interesat e SHBA-së, dhe marrëdhëniet midis këtyre vendeve me NATO dhe Uashingtonin.

Në reagimet e saja fillestare, Moska deklaroi se SHBA-ja ka vendosur një plan për “nxjerrjen e Ballkanit nga Rusia” në vitin 2018, ndërsa ish-ministri i jashtëm serb Zivadin Jovanoviq tha se “vendimi i SHBA-së i ngjan një kërcënimi për Ballkanin”.

SHBA gjithashtu kërkon të rrisë ndikimin e saj në Ballkan, por as Rusia nuk rri e qetë, pasi për “bazë” ka zgjedhur Serbinë. Megjithatë, Beogradi mban negociata për anëtarësimin në BE, por deklaron ndjeshmërinë e saj ndaj anëtarësimit në NATO, megjithëse ka marrëveshje shumë më tepër me Rusinë, transmeton KosovaPress.

Kohët e fundit Rusia tha se nëse SHBA do të bashkohet me negociatat e BE në dialogun Serbi-Kosovë, ajo do të kërkojë një vend për tryezën e negociatave. Në këtë rast, Rusia do të kthehej pas një kohe të gjatë si një faktor në një problem evropian.

Në Serbi besojnë se është mesazhi i SHBA-së që ata duhet të rishikojnë marrëdhëniet me Moskën, pasi ato janë më të afërta me Rusinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera