Lajme

‘Beteja’ e fshatarëve për tokën e privatizuar nga vëllezërit e Sylejman Selimit

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 17 June 2017

Një familje nga fshati Resnik i Klinës po pretendon pronësinë e një pjese të 117 hektarëve të tokës së privatizuar para tre vitesh.

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi të gjeturat e një hulumtim për vendimin e familjes Hoti nga fshati Resnik i Klinës për të marrë ligjin në dorë dhe për të penguar vëllezërit e ish komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi dhe dy bashkëfshatarë të tij për t’u futur në pronat e privatizuara.

Por pronarët e rijnë u përballën me një problem kur tentuan të shkonin në pronat e blera nga shteti në fshatin Resnik të Klinës.

-Advertisement-

“Kemi pak problem me do komshinjtë nga Açareva, Mentor Selimi dhe Ahmet e Avni Haxhën. Ne këtë pronë prej babë e babagjysh që prona është e jona por ata po thonë së e kemi ble në vitin 2014. E kemi njoftua edhe AKP-në, kemi dërgu do dëshmi fleta poseduese”, tha Isa Hoti.

Edhe plaku Ahmet Hoti thekson se e mban mend që ajo pronë ka qenë e tyre.

“Në vitin 1945 na i vranë 5 meshkuj të familjes, na e kallen kullën dhe na e morën tokën sepse kanë luftuar kundër partizanëve. Unë 30 hektarë i kam pasë mbi veti”, theksoi Ahmet Hoti.

Si rezultat i një procesi konkurrues në valën e 59, Agjencia Kosovare e Privatizimit e shiti pronën e ndërmarrjen Malishgan prej 117 hektarë për 164 mijë e 850 euro, apo 14 euro për 1 ari. Blerësit e kësaj prone dolën të jenë kompania “Mirusha” e cila në regjistrin e kompanive në ARBK figurojnë të jenë pronë e vëllezërve të Sylejman Selimit.

Megjithatë kompania Mirusha ka vazhduar betejën ligjore banorët janë ftuar në gjykatën e Klinës ku janë paditur për uzurpim prone.

“Me ketë rast, ne (përkatësisht Mentor Selimi) kemi informuar policinë e cila ka ardhë në vendin e ngjarjes, ka marrë deklaratat nga ne dhe banorët lokalë dhe disa prej tyre i ka shoqëruar në stacionin policor në Klinë. Pasi që ne edhe më tutje jemi penguar për ta shfrytëzuar pronën tonë të blerë, kemi qenë të detyruar të ngrisim padi në Gjykatën Themelore në Pejë-Dega në Klinë, dhe pas disa seancave gjyqësore me datën 27.03.2017 kemi marrë një aktgjykim me të cilin shpallen fajtorë banorët uzurpatorë të pronës”, tha kompania Mirusha në një përgjigje, transmeton KALLXO.com.

Katër anëtarë të familjes Hoti ishin akuzuar nga prokuroria në Pejë për shkak se kanë penguar pronarin e ri që t’i vendosë pikat në pronën e privatizuar.

“Me datën 09 tetor 2014, para orës 11;00, në fshatin Resnik të Klinës në mënyrë të kundërligjshme kanë pushtuar pronën e paluajtshme të të dëmtuarit Mentor Shaban Selimi, nga Klina në atë mënyrë që të pandehurit në bashkëveprim edhe me fshatarët e tjerë me pretendim se prona është e tyre kanë penguar që i njëjti t’i vendosë shenjat përmes shërbimit kadastral ne pronën që i njëjti e kishte blerë me datën 03. Mars 2014 nga AKP-ja”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë në Pejë.

Edhe pas këtyre vendimeve familjarët e familjes Hoti pretendojnë së prona është e tyre dhe se nuk e kanë ndërmend të lirojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera