Rozë

Betarix reagon për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 25 January 2022

Këngëtarja Betarix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP,me anë të një statusi në rrjetin social Instagram.

Ajo ka thënë se jo çdo gjë është fushë me lule që nga dalja e saj nga shtëpia më e famshme shqiptare, por ka theksuar se ka tërë ngrohtësinë dhe përkrahjen e familjes së saj, shkruan Gazeta Infokus.

“Dua ta nis kte shkrim me nje falenderim per te gjith ju qe me falni ngrohtesi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time.

-Advertisement-

Nuk do genjej, jo cdo gje eshte fushe me lule, tranzicioni ne jeten reale sigurisht ka veshtiresi por kam fatin te jem pjestare e nje familje qe me gjendet prane per cdo moment dobesie pergjat përshtatjes”, ka shkruar Betarix.

Më tutje ajo vazhdon duke kërkuar falje që ka lënë pas dore rrjetet sociale, shfaqjet televizive dhe mos përgjigjen në mesazhe duke arsyetuar se ka nevojë që të rigjejë vetveten. Po ashtu Trixa ka treguar se terapia e saj e vetme përgjatë këtyre ditëve ka qenë muzika, e që është edhe pasioni i saj më i madh.

“Ju kerkoj ndjese per lenjen pas dore te rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos pergjigjen e mesazheve por realisht kam nevoj edhe per pak fare kohe qe te ri-gjej gravitetin tim.
Mund t’ju tregoi qe pergjate ketyre diteve terapia ime ka qene pasioni dhe arsyeja perse une jetoj, muzika. Po hedh cdo mendim dhe ndjenj ne leter dhe nota.. E di qe Monika dhe Arjola do jen shume te lumtura kur ta marrin vesh haha”, është shprehuar ajo.

Kurse për njeriun e zemrës aty brenda, Donaldin është shprehur se po e ndjek nga jashtë, të cilin e ka suportuar aty brenda dhe tifoja e të cilit do të jetë edhe në vazhdim duke shprehur mendimin e saj se ai është personi që duhet të fitojë këtë Big Brother.

“Donaldin po e ndjek nga jashte

E kam supportuar, do jem tifozja e tij e pare dhe sic e thash ne sfiden e lajmeve i qendroj mendimit qe ai duhet te fitoj BBV”, ka thënë Beatrix Ramosaj.

Ajo ka folur edhe për lidhjen e saj me Donaldin duke treguar se ka lexuar pak nga ajo çfarë është komentuar në rrjete sociale, por duke shprehur gatishmërinë se po t’i kërkoonte Donaldi edhe tashkur janë bërë 4 ditë që ajo ka lënë shtëpinë, të hidheshin prapë duke aluduar në pishinë, ajo do ta bënte pa hezitimin më të vogël.

“Persa i perket marrdhenjes tone, kam lexuar pak se si eshte pare nga jashte.

I kuptoj dhe ata qe kane qene pro edhe deri diku ata kunder – Dukeqenese mardhenia jone ka lindur paster ne nje shoë ku ndjeksit jane lidh me protagonistet dhe mendojne se kane te drejten e opinionit dhe gjykimit mbi te gjithe ne brenda apo jashte shtepise.

Sot eshte dita ime e 4 jashte asaj shtepie dhe nese @donaldveshaj do me zgjaste doren qe te hidheshim bashke, do e beja po prap. 💋

Bekime dhe dashuri per te gjith ju!”, ka përfunduar statusin e saj Beatrixa./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera