Besuan se është shërues, por uji nga burimet e Vushtrrisë është helmues
Autori: Gazeta inFokus
09:34 | 26 Korrik 2018
Disa nga banorët e Vushtrrisë kanë besuar se uji i burimeve që ndodhen në këtë qytet është i shërueshëm.
Por, pas analizave kimike të bëra, është konstatuar që uji nuk mund të përdoret për pije.
Miti se uji i burimeve të Vushtrrisë është i shërueshëm doli të jetë i pavërtetë.
Madje, ai është helmues por që ende vazhdon të përdoret për pije, tregon Ruzhdi Maloku.
“Ujin më shumë e përdorin fëmijët, dhe nuk e dinë rëndësinë e tij. Edhe kalimtarët e rastit e përdorin në raste të rralla”, shprehet për RTV Dukagjinin qytetari Ruzhdi Maloku.
Kryetari i Komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahiri besimin që kanë disa nga banoret për shërim nga burimi thotë se nuk qëndron, duke treguar se nga analizat e bëra ai ujë nuk duhet konsumuar.
“Analizat e bëra nga Instituti i Shëndetit Publik rezultojnë se ai ujë nuk është i pijshëm sepse përmban elemente që e bëjnë atë ujë të papijshëm. Uji mund të përdoret për çështje të tjera siç është marrja e abdestit, por për pije uji nuk bën të përdoret”, tha Tahiri.
Madje Tahiri thotë se në asnjë burim të qyteteve të Kosovës uji i tillë nuk është për pije.
“Uji nga puset në asnjë qytet në Kosovë nuk bën të pihet, e as në Vushtrri uji nga puset nuk pihet, këtë e dinë shumica e qytetarëve. Ujin e puseve nuk e përdorin as bizneset për pije apo ushqim”, shprehet më tej Xhafer Tahiri.
E për të parandaluar konsumimin nga këto burime, Tahiri bëri të ditur se ekziston mundësia e vendosjes së një shenje adekuate pranë tyre.

T� tjera
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...



































