Lajme

Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 22 December 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i grupit, Raed Rabaa Al-Dahraawi në prani të Nënkryetarit të Parlamentit të Jordanisë, Dr. Mustafa Al-Khashawna.

“Gjatë takimit theksova se më shumë se 85 vende në botë po kërkojnë një model ideal për reformat në qeverisjen lokale, duke theksuar se nuk ekziston një model i veçantë i sistemit “të decentralizuar”, dhe se konteksti i vendit ka një rëndësi të madhe”, informon Tahiri.

“Ndryshe nga shumë vende në botë, ku decentralizimi u imponua si nevojë politike, në Jordani ky proces po buron nga nevojat dhe po zhvillohet përmes diskutimeve dhe konsultimeve të gjera. Në përfundin theksova se reformat qeverisëse e as decentralizimi nuk janë një akt dhe vendim i vetëm, por janë proces afatëgjatë dhe jo i lehtë”, shton ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera