Besnik Tahiri thotë se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 29 September 2024
Kryetari i Grupit Parlamnetar të AAK-së, Besnik Tahiri, në tubimin e mbajtur sot në Bern të Zvicrës, kryetarin e partisë Ramush Haradinaj e ka quajtur kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.
Ai ka thënë se vendi nuk ka kohë për eksperimente dhe se të gjitha elementet që e formësojnë një shtet e kanë emrin Aleancë dhe Ramush Raradinaj.
Tahiri ndërsa ka folur se ku gjendet aktualisht Kosova në rrafshin ndërkombëtar, ka thënë se si ka mundësi që një vend që është më pro perëndimor dhe më pro amerikanë, të jetë nën sanksionet e Bashkimit Evropian, dhe shteti që e ka sulmuar Kosovën më 24 shtator të vitit të kaluar, të mos jetë nën sanksione?
Postimi i tij i plotë:
Vëllezër dhe motra,
Të dashur bashkatdhetarë,
Në këtë të diel që na jeni bashkuar, faleminderit për kohën që po e ndani me ne!
Më lejoni që fillimisht të shprehi mirënjohje dhe falënderim për të gjithë ata që janë angazhuar që kjo ngjarje të jetë madhështore. Njëkohësisht, të falënderoj dhe përshëndes kolegët: Palin, Timen, Diellzën, Gjeneral Lahi Brahimaj, profesor Artanin kolegu nga koalicioni, Bashkimi kryetari më i miri në Ballkanin Perëndimor, dr. Arbër Tolaj, pastaj kolegët Ukë Blakaj, Can Tahiri, Endrit Thaçi, Nazmi Jakurti, Selim Hoti, Astrit Kuçi, Bajram Ulaj e Arif Ahmet Gjekaj.
Çështjet që sot dua t’i them, janë të vlefshme për këtë tubim përmbajtjesor. Mesazhet politike të cilat do duhej t’u shkonin në vesh secilit shqiptar që frymon dhe mendon shqip i dha kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Dua të ndaj me ju një thënie që mësova nga profesori im gjatë studimeve të mia në Angli: Për të marrë përgjigjen e duhur, duhet të bëjmë pyetjet e duhura.
Pyetja ime e parë për ju është: Ku është Kosova sot?
A është Kosova e shpresës dhe a është Kosova që ne e duam? A është Kosova që ju keni punuar për ta ndërtuar? A është Kosova e vizionit të Ibrahim Rugovës e kolegëve të tij të viteve të ’90-ta, të ushtarëve të lirisë të fundviteve të ’90-ta, dhe a është Kosova për të cilën u sakrifikuan me mijëra dëshmorë e veteranë?
Përgjigja është jo!
Kosova sot vuan nga dobësitë e brendshme: mungesa e sundimit të ligjit, korrupsioni, tenderët për miq e shokë dhe shkelja e të drejtave të njeriut dhe fjala e lirë. Punësimi me nepotizëm dhe varfëria kanë lulëzuar. Situata është e pashpresë dhe meriton ndryshim. Sot, Kosova i ka 1.5 milionë banorë. Dhe, ikja masive ka ndodhur në katër vitet e fundit, kjo gjendje është e pashpresë dhe meriton shpresë.
Ku është Kosova në rrafshin ndërkombëtar? Si ka mundësi që një vend që është më pro perëndimor dhe më pro amerikanë, të jetë nën sanksionet e Bashkimit Evropian, dhe shteti që e ka sulmuar Kosovën më 24 shtator të vitit të kaluar, të mos jetë nën sanksione?
Si ka mundësi që të gjitha programet mbështetëse të Evropës e të ShBA-së të ndalen? Si ka mundësi të përjashtohet Ushtria jonë nga ushtrimi i NATO-së “Defender Europe 2023”? Si ka mundësi që me secilin të ketë një komunikim përulës, një komunikim të papërgjegjshëm.
Kosova sot, nuk është mirë.
Pyetja e dytë është se: Çka e pret Kosovën?
Zhvillimet gjeopolitike, si lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, kanë zhvendosur vëmendjen ndërkombëtare. Kosova është larg orbitës së interesit strategjik për partnerët tanë perëndimorë, duke i lënë hapësirë armiqve tanë. Kosovën e presin sfida të mëdha të konsolidimit të politikës së brendshme dhe të forcimit të vetë ndërkombëtar.
Kosova ka nevojë për miq
Pyetja e tretë është: Cila është adresa që do ta drejtojë Kosovën në rrugë të drejt!
Nuk kemi kohë për eksperimente. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj gjatë rrugëtimit të saj ka kaluar sfida dhe sfiduese. Mirëpo, ne jemi ballëhapur para çdo sfide dhe vendimi që kemi marrë, duke e mbrojtur interesin e kombit dhe të Kosovës. Vendimet e Ramushit dhe të Aleancës do të jetojnë aq sa do të jetonë kombi shqiptar dhe Kosova. Nuk jemi të pagabueshëm, edhe ne kemi bërë gabime, por asnjëherë nuk kemi gabuar për ta lënë Kosovën me plagë. Të gjitha elementet që e formësojnë një shtet e kanë emrin Aleancë dhe Ramush Raradinaj.
Kjo është adresa e së ardhmes.
Për një Kosovë ndryshe!
Të tjera
-
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet afrikane
Gjatë kësaj jave Presidenca ka patur disa takime me liderë të shteteve afrika...
-
Kjo është mosha që po rrezikohet më së shumti nga sëmundjet e zemrës në Kosovë
29 shtatori shënon ditën botërore të shëndetit të zemrës. Kjo fushatë shërben...
-
Organizimi i Kampionatit Evropian Shqipëri- Serbi, Cana: Nuk kam asnjë lloj besimi tek faktori serb
Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që d...
-
Gërvalla në takimin për situatën në Venezuelë, paralajmëron për rreziqet e shtrirjes së ndikimit edhe në Ballkan
Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministres së P...
-
Kurti: Respekti ynë për sakrificën e vëllezërve Bytyqi nuk do të vdes kurrë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në New York ka bërë homazhe tek varrezat ...
-
Osmani thotë se Bashkimi Evropian ka një qasje të pabarabartë ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka folur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për qas...
-
Tahiri-Muratit: Dil informona mbi strukturën e këtyre kursimeve, kush kurseu dhe sa u kursye
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
ZRRE: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit
Me uljen e temperaturave, Kosova ka planifikuar import shtesë të energjisë el...
-
Kurti viziton ekspozitën e Petrit Halilit në Nju Jork: Vepra e tij tejkalon kufijtë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju Jork ka vizituar e...
-
Rashiq: Lista Serbe po punon për bojkotim të zgjedhjeve të 9 shkurtit
Zgjedhjet e fundit lokale i bojkotuan, andaj në 4 komunat veriore u zgjodhën ...
-
Kica-Xhelili ironizon me Zybën e VV-së: A na falni, ju lutem? – Na falni që s’po u lejojmë të vidhni pa ua përmend
Deputetja nga Lidhja Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj debati...
-
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë, sipas rezultateve fillestare
Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), i ka fituar të dielën z...