Lajme

Besnik Tahiri seancën e djeshme në Kuvend e quan operacion të natës

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 03 April 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së kryesisë e ka quajtur seancën e djeshme në Kuvend operacion të natës , shkruan Gazeta inFokus.

Ai nga Konjufca ka kërkuar të ndërtojë një proces të konsultimit me partitë parlamentare dhe faktorin ndërkombëtar për Ligjin për Zgjedhje.

“Mbrëmë ka ndodhur një operacion i natës që ka habitur të gjithë. Për këtë temë si Grup Parlamentar kërkuam nga Konjufca që të ndërtojë një proces të konsultimit me partitë parlamentare me aktorët ndërkombëtarë për reformë zgjedhore”, tha ai.

-Advertisement-

Më tej ai ka shtuar se LVV i ka fituar zgjedhjet dhe për këtë duhet të marrë përgjegjësi. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera