Lajme

Besnik Tahiri pritet në Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra në Nju Jork

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 29 September 2022

Besnik Tahiri, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK, është pritur në takim nga Federata Panshqiptare e Amerikës, Vatra.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri shpalosi para të pranishmëve takimin e deputetëve nga Kosova në Kongresin Amerikan, Departamentet të Shtetit e institucione të tjera amerikane.

‘Pata nderin që vizita në ShBA, përtej takimeve protokolare mbresëlënëse në institucionet më të larta amerikane, të merrte edhe ndjesinë shpirtërore, me bisedën vëllazërore në Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra’, shkroi Tahiri.

-Advertisement-

Tutje, Tahiri vlerësoi kontributin për çështjen kombëtare në Shtetet e Bashkuara në fushën e diplomacisë dhe rolin historik të Vatrës për Shqipërinë e Kosovën.

“Mes tyre sheh sa e fortë është lidhja dashuria e kontributi për atdheun. Aty gjen sakrificën dhe idealin për kombin. Ndjen krenarinë, por edhe mbështetjen e një komuniteti për një popull, në kombin që çmon lirinë, vlerat dhe ka në themel demokracinë”, shtoi Tahiri ndër të tjera.

“Zanafilla e komunitetit dhe kauzës kombëtare buron nga zjarri patriotik dhe intelektual i Vatrës. Vatra është një fatbardhësi. Edhe një shekull e dekadë pas ky zjarr ngroh fort zemrën dhe shpirtin shqiptar”, përfundoi Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera