Lajme

Besnik Tahiri për vonesë të seancës: Lajmëroni, mos të presim sikur huta

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 29 December 2021

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar kolegët e tij për vonesë në fillimin e seancës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se seanca e sotme është paraparë që të fillohet në ora 11:00, por ka filluar 43 minuta me vonesë.

“Kryetar po ju drejtohem juve, sot e keni ftu një seancë në ora 11:00 dhe në këtë orë kemi qenë vetëm tre ose katër deputetë në sallë. Lajmëroni nëse ka vonesë, e mos të rrimë ne në sallë sikur huta”, tha Tahiri duke iu drejtuar kryeparlamentarit Konjufca.

-Advertisement-

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ia ktheu duke i thënë se nëse varet prej tij ai do t’ia fillonte seancës në ora tetë të mëngjesit.

“Sa për kryetarin e Kuvendit seanca mund të fillonte në ora tetë”, shtoi Konjufca./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera