Lajme

Besnik Tahiri në Cool N’Fresh: Humba Prishtinën e Podujevën tani do t’ia mësyjë një komune tjetër

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 02 December 2021

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka treguar se pas humbjes së garës për të drejtuar Prishtinën e së fundi edhe Podujevën në zgjedhjet e ardhshme do t’ia mësyjë Ferizajt.

Por krejt kjo u tha në kuadër të shakave në emisionin satirik “Une edhe ti” në CoolNFresh.

Humbjen në Podujeve Tahiri tha se e ka marr me sportivitet ani pse nuk e mohoi se ka punuar goxha shumë për të qenë i pari i llapjanëve.

-Advertisement-

“Fort u mundova, fort u angazhova, e bana një ekip të mirë, e bana një program të mirë por nuk ia dola”, tha Tahiri.

Gjatë kësaj interviste ai ka përmendur edhe disa nga rastet kur faqja satirike Coolnfresh Magazine ka ironizuar lidhur me fushatën e tij në Podujevë për zgjedhjet lokale 2021.

“M’ngucshe kapak, mirë ma bojshe”, tha Tahiri duke iu drejtuar drejtuesit të emisionit.

Gjithashtu gjatë bisedës moderatori i tha Tahirit se ju i keni dhënë kuptim të ri fjalës “me rëndësi pjesëmarrja”.

“Pesë herë kamë garu në zgjedhje qendrore pese here kam humbur”, tha Besnik Tahiri duke kërkuar më shumë punë e angazhim nga të rinjtë.

“Të rinjtë po mendojnë se mundesh me kfinta me arrite sukses”.

Deputeti i AAK tregoi edhe ngjarje tjera interesante. Ai tregoi se si ka pasur raste kur qytetarët e kanë pyetur se a ka Ramush Haradinaj delfina në shtëpinë e tij.

“Ka pas rast kur me kanë pyetur qysh i ka Ramushi delfinat”.

Ai gjithashtu ngriti dilemën se në selinë e AAK-së, ka fitnes dhe studio të muzikës. Moderatori duke ironizuar tha se fitnesin e përdor Bekë Berisha, kurse studion e muzikës la të nënkuptohet se e përdor, Ramush Haradinaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera