Lajme

Besnik Tahiri – Muratit: Je ministri më i dështuar

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 28 July 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati, u kritikua për mosrealizim të projekteve kapitale nga deputetët e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Ai po ashtu u akuza për diskriminim të komunave ku nuk udhëheq partia e tij.

Sa i përket këtyre Murati tha se po e bën të kundërtën. të përshpejtohet.

“Nuk ka bllokadë nga niveli qendror, përkundrazi ne kërkojmë nga ta që t’i kryejnë sa më shpejt që të jetë i mundur. Nëse bëhet fjalë për çështje të tjera, për lista dëshirash që mund t’i kenë kryetarët e komunave dhe kërkojnë që pushteti qendror t’ua financojë dhe nëse kjo praktikë ka ekzistuar në të kaluarën, ne kemi thënë që kjo praktikë me këtë qeveri nuk mund të ekzistojë. Pra, të gjitha komunat do të trajtohen sipas peshës që e kanë, barabartë”., tha Murati.

-Advertisement-

Megjithatë, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në replikë e quajti Muratin si “ministrin më të dështuar”.

“Kjo tregon që po përgatiteni me godit pushtetin lokal aty ku ju nuk e keni fuqinë politike dhe do të mbajë përgjegjës. Flasim se vjen buxheti prapë. Po s’është mirë me iu thënë ‘listë dëshirash’ këtyre projekteve, të cilat janë dakorduar. Unë në shumë mënyrë të thjeshtë të thashë.

S’ka përgjigje prej Qeverisë. Këtë ta thashë. Ti më thua listë dëshirash. Duhesh me dhënë argumente, ministër. Unë s’kam nevojë për ty, por kjo qeveri ka nevojë për votën tonë. Unë s’kam nevojë për ty, asnjë send – për shkak se je ministër totalisht i dështuar. Je ministri që po e fundos Qeverinë Kurti ngadalë-ngadalë”, tha Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera