Lajme

Besnik Tahiri: Kjo praktikë e kapjes së natës është e habitshme, kjo nuk ka të bëjë me reformë zgjedhore e as me diasporë

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 02 April 2021

Komisioni për Legjislacion po shqyrton propozim-ndryshimet për ligjin për zgjedhje.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në këtë Komision ka kërkuar që nsima për ndryshim për Ligjin e Zgjedhje të ndërpritet.

“Ne jemi një komison për Legjislacion , nëse kemi fat të punojmë bashkë, do të punojmë shum ligje. Ne është mirë me marrë një vendim unanim, që të mos ta dërgojmë tutje këtë nismë, për arsye se ky ligj për të cilin po flasim, i atakon, ose më mirë të them i prek partitë politike dhe të hyjmë në këtë qasje kaq të ndjeshme, për arsye që nuk dihen. Kërkoj komisionit që ta ndalim këtë nismë këtu, të mos vazhdojë tutje”

-Advertisement-

Më tej, Tahiri tha se prekja e këtij ligji është prekje e drejtëpërdrejtë e drejtës me zgjedh dhe me zgjidh dhe siç thotë ai, është sulmi më i madh që i bëhet bazës demokratike.

“Bazamenti i demokracisë është ky ligj. Po ju them ta ndalni këtu këtë vendime, pasi është në dobi të vendit. Jam i bindur që ky ndryshim s’ka të bëjë me reformë zgjedhore as me diasporën, Ka mënyra tjera që ta sjellim diasporën në Kuvend. Jeni duke hyrë gabim”,theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera