Lajme

Besnik Tahiri kërkon anulimin e vendimit për rrugët njëkahëshe në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 23 April 2022

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri e ka cilësuar testim pa rezultat të qartë, organizimin një kahor të rrugëve në Prishtinë për sot dhe nesër.

Tahiri tha se edhe pse qëllimi i deklaruar ka qenë të çështja ambientale, sipas tij me këtë rregullim është krijuar tollovi.

Ai ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që të anulojë menjëherë këtë vendim.

-Advertisement-

“Organizimi një kahor i rrugëve (unazë të brendshme) në kryeqytet, del të jetë një testim pa rezultat të qartë dhe në fakt me ndikim negativ. Të tilla testime, kur nuk janë të mirëmenduara e planifikuara rrezikojnë legjitimitetin e veprimeve të ardhshme për Mobilitetin Urban. Edhe pse qëllimi i deklaruar, del të jetë ambiental, tollovia e shkaktuar nuk i shërben kësaj. Aq më tepër, kur rritja e qëndrimit në rrugë (kolona) rrit ndjeshëm ndotjen, e dihet se një ditë e zakonshme gjatë vikendit, bllokada dhe frekuenca është ndjeshëm më e ulët. Ky veprim, e të tilla duhet anuluar menjëherë nga Kryetari Rama, në mënyrë që t’u hapet rrugë veprimeve të planifikuara mirë”, ka shkruar Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera