Besnik Tahiri i tronditur nga faqet përkrahëse të LDK-së që e fyen Saranda Bogujevcin
Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 23 November 2020
Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Besnik Tahiri ka thënë në DPT te Fidani në T7 se asnjë qeveri nuk mund ta nënvlerësoj temën e të pagjeturve apo çfardo teme që lidhet me luftën e UÇK-së derisa po komentone deklaratën e zëvendëskryeministrit të dytë të Kosovës, Driton Selmanajt i cili tha se “jemi lodhë me kësi qasje”.
Tahiri tha se Selmanaj realisht nuk i referohet personit në fjalë por që sipas tij deklarata e tij mori diskursin publik.
“Këto çeshtjet që shkaktojnë dhimbje të mëdha në shoqëri duhet të trajtohen me seriozitet. Unë e kam dëgju më kujdes deklaratën e Selmanajt, ai realisht nuk i referohet personit ne fjalë por deklarata e tij mori diskursin publik”, ka thënë Tahiri.
Ai komentoi postimin nga një faqe që mbështet Lidhjen Demokratike të Kosovës ku ishte publikuar një fotografi e deputetes Bogujevci me Ivica Daçiqin gjatë një ekspozite në Beograd në vitin 2013.
Në mbishkrimin e kësaj fotografie ku deputetja Bogujevci i tregon për krimet që ka kryer ushtria serbe Daçiqit, simpatizantët e kanë quajtur Bogujevcin “turp i secilit të zhdukur”.
“Këto janë çmenduri të llojit të vetë, këta njerëz nuk janë në tokë të bukës. Nuk ka asnjë qeveri me e nënvlerësu temën e të pagjeturve apo çfardo teme që lidhet me luftën e UÇK-së janë do baza të paprekshme. Si udhëheqës të shtetit duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, deklaroi Tahiri./
Të tjera
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...