Lajme

Besnik Tahiri: Gazsjellësi amerikan i domosdoshëm për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 17 March 2022

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se tani është më se i nevojshëm gazsjellësi amerikan, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se Kosova nuk duhet të mbetet e izoluar në aspektin e energjisë dhe sigurisë.

“Kosova, përkundër përpjekjeve paraprake, me hezitimin dhe paqartësinë nuk guxon të mbete e izoluar në aspektin e energjisë por edhe sigurisë. Tashmë, projekti i ri i gazsjellësit Amerikan, duhet të qartësohet me urgjencë, që ta zëmë hapin e fundit për t’i dhënë vendit siguri energjetike dhe jo vetëm, por edhe të marrim vendime të guximshme për shtetin dhe gjeneratat”, ka shkruar Besnik Tahiri./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera