Lajme

Besnik Loxha emërohet ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 27 September 2024

Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues është vendosur që ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të jetë Besnik Loxha, kështu bëri të ditur udhëheqësi Këshillit drejtues, Altin Sahiti.

“Sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues u vendos që ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm, Besnik Loxha.

Besniku, erdhi pas propozimit të dy rektorëve dhe erdhi si rezultat i shumë ndryshimeve që janë bërë brenda UP-së. Instalimi i meritokracisë dhe i kritereve të tjera të vendosura në statutin e ri, ngadalë po e vënë në pah ndryshimin që po ndodh dhe hapja që ka ndodhur”, ka theksuar Sahiti në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Ndërsa, një ditë më parë nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të UP-së u shkarkua Besfort Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera