Sport

Besnik Krasniqi: U ndjeva mirë që pas shumë vitesh u ktheva në shtëpinë time

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 21 September 2020

Mbrojtësi i djathtë i Prishtinës, Besnik Krasniqi, ka folur para ndeshjes me Arbërinë, që zhvillohet në kuadër të xhiros së dytë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi është shprehur i lumtur që pas disa viteve është rikthyer të luaj serish për klubin kryeqytetas.

“Ishte ndjenjë shumë e mirë që pas shumë vitesh u ktheva të luaj në shtëpinë time. Jam shumë i kënaqur që arritëm fitore të pastër”, tha fillimisht ai.

-Advertisement-

Mbrojtësi i djathtë ka folur edhe për sfidën ndaj Arbërisë, skuadër për të cilën thotë se nuk ka shumë informacione, por që s’duhet nënvlerësuar.

“Shpresoj të vazhdojmë me fitore edhe ndaj Arbërisë, skuadër kjo për të cilën nuk kam shumë informata, por sipas ndeshjes së parë, s’duhet nënvlerësuar, për çka jemi shumë të vëmendshëm që të japim më të mirën nga vetja jonë duke shpresuar se do të rikthehemi me pikët e plota”, ka thënë mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi.

Arbëria – Prishtina, luhet në martën nga ora 16:00 në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera