Rozë

Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi bashkë në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 20 August 2019

Çifti i njohur i aktorëve, Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi tashmë i kanë të shpeshta paraqitjet e përbashkëta në evente të ndryshme.

Së fundmi, ata kanë qenë së bashku prezent në Festivalin e Filmit në Sarajevë, që po zhvillohet këto ditë.

Ka qenë kolegia e tyre, Olta Daku, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të çiftit, duke e shoqëruar me plot urime për çiftin në mbishkrimin e saj.

-Advertisement-

“Vetëm suksese zemrat e mia”, kanë qenë fjalët e aktores Daku, me të cilën dyshja kanë pasur fatin të luajnë bashkë në hit serialin “O Sa Mirë”.

Çifti përndryshe kanë bërë të ditur se do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në shtator të këtij viti.

Ata gjithashtu kanë treguar se do të bëjnë një jetë mes Tiranës dhe Prishtinës, marrë parasysh faktin që vijnë secili nga dy vende të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera