Lajme

Besnik Bislimi: Kurti do të kenë takime informative me Lajçakun, nuk ka negociim për dialogun

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 27 April 2021

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorin në detyrë të Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj dhe me sekretarin e parë të ambasadës, Fitor Murati patëm dy takime të njëpasnjëshme me z. Miroslav Lajçak dhe gjithë ekipin e tij.

Ai tha se qëllimi i takimit ishte informimi i plotë nga ana e Lajçak dhe ekipit të tij mbi të gjitha takimet e deritanishme në dialog dhe çështjet e ngritura, si dhe marrëveshjet e dakorduara mes palës kosovare dhe asaj serbe.

AAK në Suharekë merr vendim për Albena Reshitajn: Jemi bashkë!

-Advertisement-

Bislimi bëri të ditur se edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet me Lajçak ku do të jenë takime informative pa negociim.

“Bashkë me ambasadorin në detyrë të Republikës së Kosovës në Bruksel, z. Astrit Zemaj dhe me sekretarin e parë të ambasadës, z. Fitor Murati patëm dy takime të njëpasnjëshme me z. Miroslav Lajçak dhe gjithë ekipin e tij. Qëllimi i takimit ishte informimi i plotë nga ana e z. Lajçak dhe ekipit të tij mbi të gjitha takimet e deritanishme në dialog dhe qështjet e ngritura, si dhe marrëveshjet e dakorduara mes palës kosovare dhe asaj serbe. Takimet ishin dakorduar në funksion si të informimit të plotë ashtu edhe përgatitjes më të mirë të palës kosovare.

Poashtu delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Kryeministri Kurti, një nga 17 takimet e dy ditëve në vijim do ta ketë sërish me z. Lajçak. Në asnjërin nga këto takime nuk ka negociim, por janë takime informative.

Pas kthimit në Kosovë, menjëherë do informoj liderët e partive politike parlamentare për përmbajtjen e diskutimeve”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera