Lajme

Besnik Bislimi do të takohet me Petar Petkoviq më 13 maj në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 11 May 2022

Shefi i ekipit negociator të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, do të takohet më 13 maj në Bruksel me kreun e ekipit negociator të palës serbe, Petar Petkoviq, me të cilin do të diskutojnë për çështjen e targave, energjisë dhe personave të pagjetur.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Tanjug.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se negociatorët kryesorë të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të vazhdojnë bisedimet për targat, energjinë dhe personat e zhdukur në Bruksel të premten, shkruan Express.

-Advertisement-

Në Bruksel shtojnë se përgatitja e dialogut në nivelin më të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës varet nga suksesi i bisedimeve ndërmjet negociatorëve kryesorë dhe se shpresojnë që një takim mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq mund të zhvillohet në maj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera