Besnik Bislimi: BE-ja ka vërejtje në dy kushtet e Kurtit për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus
15:07 | 08 February 2023
Kryeministri Albin Kurti javën që shkoi prezantoi gjashtë kushte përmes të cilave tha se e pranon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Bashkimi Evropian s’ka komentuar publikisht këto kushte të vendosura nga Kosova, por sot zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, tha se kanë pranuar vërejtje për dy prej gjashtë kushteve.
Cilat janë ato, s’tregoi as Bislimi, duke thënë se këtë përgjigje duhet ta japë emisari i BE-së, Mirolsav Lajçak.
“Gjashtë kushtet që ka prezantuar Kurti në fakt janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. BE vërejtje të saj në dy kushte, por se cilat janë ato dhe pse kanë vërejtje mund ta pyesni z.Lajçak kur të vijë në Prishtinë”, tha Bislimi sot para mediave.
Kreu i ekzekutivit gjatë javës së kaluar tha në Kuvend se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës vetëm nëse konsiderohen gjashtë kushte.
1.Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës,
2.Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërroj emrin, duhet t’i shpërbej vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave,
3.Të drejtat e pakicave kombëtare dhe makinizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane,
4.Para vendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ileagave,
5.Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës,
6.Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet e BE-së dhe të tjerët për mos pranimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Të tjera
-
“Deri kur?” – Shoqëria civile pröteston para fillimit të seancës së kuvendit, do befasoheni çfarë ju thotë Agim Bahtiri
Shoqëria civile është duke protestuar sot para Kuvendit të Kosovës, në kohën ...
-
“Karriget janë për punë, jo për pushtet” – Shoqëria civile proteston para Kuvendit
Shoqëria civile është duke protestuar sot para Kuvendit të Kosovës, në kohën ...
-
Ymeri: Kryeministër i paaftë për qytetarët, por “pulëbardhë” për tregtinë energjetike me interesa serbe – Kosova humb mbi 500 mijë euro në ditë
Inxhinerja Janina Ymeri, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në sektor...
-
Qytetari alarmon me faturën: 715 euro rrymë për një market 170 metra
Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka filluar të vë në pah efektet negati...
-
Sulmuan dy persona, arrestohen tre të dyshuar në Drenas
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Drenas janë arrestuar tre persona, pasi ...
-
Tërmet në Maqedoni
Një tërmet me magnitudë lokale sipas Rihterit prej ML 2.4 ballë u regjistrua ...
-
Trump ia publikoi mesazhin, deklarohet Rutte: Krejtësisht në rregull, është fakt ajo që thash
Shefi i NATO’s, Mark Rutte, është deklaruar rreth mesazhit që ia publikoi dje...
-
Demhasaj: VV po humb terren çdo ditë, qytetarët po i kthehen partive të tjera
Anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj, ka folur lidhur me rezultatet e fundit të s...
-
OEK: Edhe një tjetër aktgjykim anulon njoftimin e ZRrE-së për tregun e lirë – Bizneset po e fitojnë betejën ligjore
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar për një aktgjykim të dytë brenda dy...
-
“Pastrimi” rifillon punën
Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” ka filluar punën të...
-
Ymeri: Kurti është kundër Konjufcës, Bogujevcit e Selimit për pozitën e kryeparlamentarit
Ish-deputeti Visar Ymeri ka komentuar dështimet në konstituimin e Kuvendit të...
-
QKUK pa sigurim, Jusufi: S’ka kontratë, s’ka as punëtorë
Rreth 260 punëtorë të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Koso...