Lajme

Besnik Berisha pyet Elez Blakajn: Pse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë jashtë aktakuzës?

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 23 August 2018

Avokati Besnik Berisha duke komentuar rastin e aktakuzës së veteranëve, ka thënë se “Prokurori Elez Blakaj, nuk është hero, është dezertor i pakontrollë, njeri dembel që e ka lënë punën e tij në gjysmë”.

“A e dini pse ai nuk ka qëndruar në Kosovë, sepse dikush, por edhe unë do ta pyesnim, çfarë formule ka përdorur ai që z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli kanë mbetur jashtë aktakuzës”, ka thënë Berisha në Info Magazine.

“Ai duhet t’i kishte në llupë të gjithë komandantët. Nënshkrimi i Agim Çekut është derivat i nënshkrimi të komandanti të zonës, nënzonës, togës e ku e di unë”.

-Advertisement-

“Tash duhet me pyet kush ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë. Në drejtësi ka ndërhyrje ditë e natë, por nuk janë ndërhyrje ato që i ka përmendur z. Blakaj”.

“Ka zinxhir të mashtrimit – megamashtrim”.

“Ai është dashur të pres deri në fund, e ka pasur për borxh ta kryej këtë punë, kur aktakuza të kishte shkuar në gjykatë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera