Lajme

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 04 April 2021

Sot besimtarët katolikë festojnë Ditën e Pashkëve.

Kremtimi i Pashkëve është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera.

Në këtë ditë Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë besimtarët.

-Advertisement-

Mbrëmë në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Izmot Dodë Gjergjaj, është mbajtur ceremonia e Meshës Solemne të Pashkëve.

Ceremonia e vigjiljes së pashkëve në Prishtinë filloi me lutjen për paqe dhe dashuri.

Gjatë Meshës, në urimin e tij, imzot Gjergji, rikujtoi se pashkët janë një festë e veçantë në botën e krishtere, ditë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpresës, ditë e ringjalljes së jetës, ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë përjetësisë.

Ndërsa, fokusi i mesazhit të tij ishte situata e krijuar pas përhapjes së pandemisë COVID-19, dhe kujtoj plotë një vit me këtë sëmundje vdekjeprurëse. Ai tha se vaksina e mundësuar nga mjekësia për COVID-19 është një shpresë për t’u përballur me pandeminë.

Për nder të kësaj feste sot në Kosovë në ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Ndërsa, Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Pashkëve në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00).

Në ora 17:00 do të mbahet në gjuhën angleze Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza, Prishtinë. Dhe në orën 18:00 mbahet Mesha në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.

Pashkët, janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik i Kishës Katolike dhe i kishave të tjera të krishtera të cilat kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në Kryq.

Për t’u informuar më shumë rreth ceremonisë së mbrëmshme të Meshës Solemne të Pashkëve, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera