Fokus

Besim Beqaj nuk komenton deklaratën e Memli Krasniqit për zyrtarët me aktakuzë

Autori: Halil Berisha 11:13 | 15 August 2019

Memli Krasniqi, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, i ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini, mbrëmjen e së mërkurës tha që partia e tij nuk do të ketë në listat zgjedhore personat me aktakuza, shkruan gazeta inFokus.

“Tre njerëz kanë pas aktakuza dhe një deputet, por mandati i deputetit është mandat qytetar dhe ky mandat mori fund. Ju zotohem se në listën zgjedhore, në listën e PDK-së, nuk do të ketë njerëz me çfarëdo lloj aktakuze apo ballafaqim tjetër me drejtësinë”, ka thënë ai.

Kështu, gazeta inFokus, ka kontaktuar me Besim Beqajn, ish-ministrin e Inovacionit, i cili ka aktakuzë në lidhje me aferën “Pronto”.

-Advertisement-

Megjithatë, kur Beqaj është pyetur se çfarë mendon për këtë deklaratë, pati një përgjigje shumë të shkurtë.

“Nuk i komentoj deklaratat e askujt”, ishte përgjigja e Beqajt.

Ndërsa, Beqaj nuk dha përgjigje as kur u pyet se a do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së.

“Ditën e mirë, ndëgjohemi!”, ishte krejt çka Beqaj tha duke mos treguar nëse do të kandidoj ose jo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera