Lajme

Besian Mustafa: Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për tre muaj

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 30 June 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka propozuar që të vendosen dy masa për ta përballuar ngritjen e çmimeve, shkruan Gazeta Infokus.

Mustafa në Kuvendin e Kosovës propozoi që të hiqen për tre muaj akciza dhe TVSH-ja.

“Ne propozojmë që të hiqet akciza në derivate për tre muaj me mundësi edhe për tre muaj të tjerë dhe po ashtu heqjen e TVSH në disa produkte bazë”- tha Mustafa.

-Advertisement-

Ai tha kjo mund të bëhet nga Qeveria me anë të një udhëzimi administrativ, pasi që sipas tij qytetarët çdo ditë po ankohen për ngritje çmimesh.

“Ne çdo ditë secili prej nesh këtu deputet por jam i bindur që eshë kabineti qeveritar, marrin shkresa pranojnë pyetje pranojnë ankesa nga qytetarët e Kosovës të cilët çdo ditë e më të vështirë po e kanë përballimin e këtyre çmimeve, kërkojmë përkrahje që të i ‘ua lehtësojmë koston e lartë të jetesës të i ‘ua zbusim sadopak”, shtoi Mustafa./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera