Lajme

Besian Mustafa përkujton babanë në 23-vjetorin e vrasjes: Të vranë që ti të mos frymosh në lirinë që i kushtove gjithë jetën

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 23 Nëntor 2023

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka përkujtuar babain e tij, Xhemajl Mustafën, në 23-vjetorin e vrasjes së tij, me disa fjalë prekëse.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se vepra e tij nuk vdes kurrë.

“Një ditë të ngrysur nëntori si kjo sot, para 23 viteve të vranë që ti të mos frymosh në lirinë që i kushtove gjithë jetën. Por ti e vepra jote nuk vdisni kurrë. Kosova, sikurse shpirti yt, frymon lirshëm. E ata… ata vranë veç veten”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy