Rozë

Besi dhe Xhensila duket sikur kanë gjithmonë fotograf me vete

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 20 September 2017

Edhe pse ata realizojnë shpesh foto të bukura, imazhet e dasmës sigurisht që vendosën një standard ndryshe…Aty gjithçka, grimi, flokët, veshjet, atmosfera, notonte në ujërat e perfeksionit dhe sigurisht për t’i sjellë të gjitha këto sa më bukur ishte syri i fotografëve profesionistë dhe teknologjia.

Tani, Besi dhe Xhensila, kanë lënë pas dasmën dhe kanë nisur muajin e mjaltit, por fotot e mrekullueshme vazhdojnë.

Nga Maldivet, siç tregoi Xhensila me një video në Instastory, janë zhvendosur në një resort në Dubai dhe me siguri janë duke kaluar bukur!

-Advertisement-

Ndërkohë vjen edhe një foto e re shumë e bukur, shkruan Revista Class.

Duket sikur seti i dasmës nuk është zhvilluar i gjithi në Como, por ka vazhduar edhe në një vend ekzotik, ku çifti është veshur me të bardha në harmoni me mjedisin bregdetar…megjithatë fotot e dasmës e kanë një temë dhe Besi dhe Xhensila kishte zgjedhur një mjedis pranë natyrës, me gjurmë antikiteti dhe elegance, ndërsa kjo këtu, është një foto që nuk i përket atij seti. Edhe pse janë të kombinuar në veshje, Xhensila duket shumë e bukur dhe është një foto e kompozuar shumë mirë…

Vjen dhe tjetra.

Por ndoshta mbi të gjitha, e bën të bukur shikimi i tyre i zhytur në sytë e njëri tjetrit, ajo afërsi ku shpirti iu gjen paqe. Ndoshta më shumë sesa gjithçka fotot, si dhe jetën, i bën të bukura dashuria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera