Lajme

Besarta Jashari e Vasfije Krasniqi në SHBA, kongresisti inicon rezolutë për storjen e Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 12 May 2022

Kongresmeni Colin Allred ka pritur një delegacion nga Kosova të kryesuar nga deputetja Vasfije Krasniqi Goodman dhe vajza e heroit Hamzë Jashari, Besarta Jashari.

Kongresmeni amerikan Allred ka thëë se Vasfije Krasniqi është një e mbijetuar e guximshme e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe tregimin e saj do ta prezantojë edhe në një rezolutë në Kongres raporton Gazeta Express.

“Vasfije Krasniqi-Goodman është një e mbijetuar e guximshme gjatë luftës në Kosovë, së bashku me 20 mijë gra tjera kosovare. Ajo ka dedikuar jetën e saj për të ndarë tregimin në mënyrë që ne të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë. Ishte një nder që së bashku me kolegët e mi ta takojnë atë dhe të mbijetuarat sot. Unë do të prezantoj një rezolutë të Dhomës për të ndihmuar në rrëfimin e historisë së zonjës Krasniqi-Goodman dhe do t’i bëj thirrje SHBA-ve që të ndajnë burime për të siguruar që Serbia të hetojë dhe ndjekë siç duhet të gjithë ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Allred.

-Advertisement-

Besarta Jashari, vajza e Hamzë Jasharit që ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Kongresin amerikan ka njoftuar se kongresistëve edhe librin mbi gjenocidin e Serbisë mbi Shqiptarët nga 1844 deri më 1999.

“E nderuar, takuam mbi dhjetë anëtar kongresmenë që e njihnin Kosovën dhe në mënyrë aktive kontribojnë për Kosovën. Së bashku me Vasfijen, Verën dhe Kadiren mes tjerash takuam Kongresmenin Collin Allred. Për krimet serbe në shekullin e kaluar – ne nuk do të heshtim, që kjo histori kurrë mos të përsëritet. Shfrytëzova mundësinë që kongresistëve të ju dhuroj librin “NEVER FORGET! – The Serbian Genocide on Albanians 1844-1999” të autorëve Prof.Dr.Nusret Pllana dhe MSc.Agim Aliçkaj”, ka shkruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera