Sport

Besa shkaktoi befasinë e ditës në Superligë, këto janë fjalët e trajnerit të skuadrës nga Peja

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 28 April 2021

Skuadra e Besës së Pejës e ka shkaktuar befasinë e javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pejanët ia kanë arritur ta ndalin në barazim 1-1 Dritën, duke ia prishur punët në garën për titull kampion.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, i cili ka thënë se lojtarët i kanë meritat më të mëdha për ndeshjen e sotme.

-Advertisement-

“E kemi ditur që nga ndeshja në ndeshje do vijmë në një nivel më të lartë. Ne gjithmonë do të luajmë futboll të mirë dhe për toke. Lojtarët i kanë meritat më të mëdha, se sa janë ngritë këta lojtarë, tregon ndeshja e sotme”, tha fillimisht trajneri i skuadrës pejane për Art Sport.

Me pas ai shprehi keqardhje se nga sezoni tjetër do të bëjnë gara në Ligën e Parër, por premtoi rikthimin në Superligë.

“Më vjen keq për klubin edhe për qytetin. Por, edhe klube më të mëdha kanë rënë nga liga. Neve na mbetet të vazhdojmë të punojmë dhe të besojmë se do të rikthehemi në Superligë”, ka deklaruar Krasniqi.

Pas këtij barazimi, Besa mbetet e fundit në tabelë me vetëm 11 pikë të arkëtuara nga 31 ndeshje të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera