Lajme

Besa Shahini jep dorëheqje nga Ministria e Arsimit

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 14 September 2020

Besa Shahini ka dhënë dorëheqje nga posti i saj si ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë

Shahini e kishte paralajmëruar edhe më herët largimin e saj, duke thënë se nuk do të jetë më ministre e Arsimit.

Ajo kishte thënë se do të largohet nga Shqipëria, pas përfundimit të këtij mandati qeverisës.

-Advertisement-

Shahini kishte deklaruar se për ëktë vendim e ka njoftuar edhe kryeministri Edi Rama.

Arsye për këtë kishte thënë të jetë largimi nga Shqipëria, për t’ju bashkuar familjes së saj në Kosovë.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, kishte thënë Shahini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera