Lajme

“Besa për Kosovën” ndihmon komunat e prekuar me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 20 April 2020

Janë 200 pako me ushqime dhe produkte bazë të higjienës i janë dorëzuar sot Komunës së Vushtrrisë, e të cilat do të shpërndahen tek familjet në nevojë në këtë komunë, shkruan Gazeta inFokus.

Këto pako janë dhuruar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare nga Bavaria “Fondacioni Besa”, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, organizata Germin, në kuadër të fushatës “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”

Të gjitha produktet e këtyre pakove janë produkte vendore, në mënyrë që të ndihmohen edhe prodhuesit vendor edhe familjet në nevojë.

-Advertisement-

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se këto pako janë shumë të nevojshme për familjet në nevojë në këtë kohë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Kjo organizata do të vazhdojë të ju ndihmojë edhe komunave të tjera të Kosovës të cilat janë të prekura me virusin Corona-19, shkruan Gazeta inFoku.

 

Fushata vazhdon të jetë e hapur dhe ju mund të kontribuoni përmes këtyre linqeve:

 

#besaperkosoven #diasporaperkosoven @[675656795895185:274:Besa Foundation e.V.], @[1717608631625230:274:Klubi i Prodhuesve të Kosovës], @[1747020855571987:274:Germin], @[628606044183159:274:Global Albanians Foundation]

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera