Lajme

Besa Ismaili i thotë Arben Gashit: Mos e luaj rolin e zëdhënësit të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 12 October 2020

Derisa po mbahet interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti e ftuar nga PDK-ja në lidhje me dialogun me Serbinë, deputetët po diskutojnë për çështjen e të pagjeturve si brengë e shumë familjeve tash e 21 vite pas luftës.

E deputetja Besa Ismaili, ka ftuar shefin e grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, mos ta luaj rolin e zëdhënësit të qeverisë.

 

-Advertisement-

 

“ Ne po diskutojmë për një temë kaq të ndjeshme siç është çështja e personave të pagjetur dhe po flasim për arritje e pakta që janë bërë në këtë drejtim nga ana e Qeverisë Hoti. Ftoj kolegun tonë, shefin e grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi të mos e luaj rolin e zëdhënësit”, tha Ismaili.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera