Sport

Besa befason, barazon në minutat e fundit

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 20 October 2020

Besa ka befasuar duke barazuar rezultatin 2-2 në takimin kundër Llapit, shkruan Gazeta inFokus.

Pejanët po humbisnin me rezultat 2-1, megjithatë ata arritën të barazonin gjithçka në fund.

Golat për mysafiret i kanë shënuar, Engjëll Hoti në minutën e 19’, dhe Arbnor Ramadani në minutën e 30’.

-Advertisement-

Kurse golin e parë për nikoqirët e shënoj, Haxhiu, vetëm 40 sekonda pasi u inkuadrua në lojë.

Llapit i iku fitorja nga duart në momentet e fundit të ndeshjes, duke mos pasur kështu asnjë fitore në shtatë ndeshje deri më tani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera