Ekonomi

BERZH do mbështes Kosovën në disa fusha

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 06 April 2018

Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), do të mbështes Kosovën në sektorin privat, ekonominë e gjelbër dhe infrastrukturë.

Kështu u tha në takimin trepalësh në mes Qeverisë së Kosovës, zyrtarëve të BERZH-it dhe kryetarëve të komunave të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha marrëdhënia me BERZH-in është garancë se projektet e komunave do e shohin dritën .Haradinaj garantoi krerët e komunave se do të kenë përkrahjen e Qeverisë për realizimin e projekteve të tyre.

-Advertisement-

Gjatë këtij takimi trepalësh kreu i ekzekutivit tha se pas takimit të sotëm do filloj një etapë e obligimeve në mes institucioneve të vendit dhe BERZH-it.

Shefi i Zyrës së BERZH-it në Prishtinë,Neili Taylor tha se BERZh është i gatshëm të bashkëpunojë me Kosovën.

Sipas tij BERZH në Kosovë ka prioritet sektorin privat, ekonominë e gjelbër dhe infrastrukturën.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në këtë takim i ka paraqitur dy projekte për BERZH-in, pasi që ato nuk mund të realizohen me buxhetin e komunës.

Projektet e paraqitura nga Laldrovci janë ai i trajtimit të ujërave të zeza,  dhe grumbullimit për ujë të pijes për 40 mijë banorë që do vendoset në  fshatin Vërbovc.

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini kërkoi nga BERZH-i financimin e katër projekteve infrastrukturore që do lehtësonin qarkullimin e kësaj ane.

Sipas Gjinit disa nga këto projekte janë ajo e rrugës që lidh Gjakovën me Deçanin, pastaj rruga prej Lipovecit në Goden dhe rruga nga Meja në Cermjan.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Gazmend Abrashi, ka përmendur disa nga projektet që do të financohen nga BERZH, siç është  unaza e rrethrrotullimit të Prishtinës, 9 projekte që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza në Prizren ,Skenderaj, Drenas, 2 projekte për ndërtimin e sistemit të ujitjes, tri projekte për rregullimin e shtretërve të lumenjve, studimi i fizibilitetit për aeroportin në Gjakovë, 3 projekte për energjinë prodhuese me erë,etj./KosovaPress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera