BERZH-i synon t’i ndajë 100 milionë euro për Kosovën gjatë vitit 2023
Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 04 January 2023
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), zyra në Kosovë paralajmëron se nga janari, do të ngritën normat e interesit për kredi edhe nga kjo bankë.
Përkundër këtij shtrenjtimi, BERZH synon që për vitin e ardhshëm të investojë në Kosovë 100 milionë euro përmes instrumenteve financiare.
Menaxherja e programit për këshillim të bizneseve nga BERZH, Leonora Kusari duke mos treguar se sa për qind do të ngritën tarifat për normat e interesit, ka thënë se shtrenjtimi i kredive do të ndodhë patjetër në muajt e parë të vitit 2023. Ky shtrenjtim i kredive bankare nga BERZH, pritet të ndodhë si rrjedhojë e rritjes së normës së Euriborit në tregun evropian.
“Për shumicën e projekteve të cilat i kemi pasur të kontraktuara më herë nuk ka pasur ngitje të normave të interesit bankar më 2022, por nuk do të thotë që në vitin 2023, në bazë të situatës ashtu siç e shohim mund të ketë edhe ngritje. Pra, pritet të ketë rritje të normave të interesit për shkak të rritjes së normës në Euribor në tregun evropian gjatë gjashtë mujorit të fundit. Nuk e dimë se sa do të jetë ajo ngritje. Atë analizë e bëjnë ekonomistët në BERZH, por të shohim në janar. Mirëpo, ngritje do të ketë patjetër, gjithsesi”, thotë Kusari.
Ajo ka thënë po ashtu se BERZH ka miratuar strategjinë për periudhën 2023-2027, ku fokusi kryesor është fuqizimi i sektorit privat përmes krijimit të instrumenteve financiare të reja për dixhitalizim, energji të ripërtritshme, si dhe për integrim regjional.
“BERZH-i në vitin 2022 ka arrit që të bëjë investime në vlerë prej 100 milionë euro, prej të cilave 60 për qind janë në sektorin privat. Kjo nënkupton se pjesa më e madhe kanë shkuar përmes bankave komerciale, përmes instrumenteve financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa 20 milionë euro kemi financuar Proex, investim direkt në një korporatë këtu. Ne kemi një strategji të cilën e kemi aprovuar në vitin 2022, e cila përfshinë periudhën 2023-2027 dhe aty fokusi kryesor është për fuqizimin e sektorit privat përmes krijimit të instrumenteve financiare të reja, por edhe për pjesën e këshillimit. Tri tema janë kryesore në të cilat fokusohemi: digjitalizimi, energjia e ripërtritshme, si dhe integrimi regjional. Pra, për këto tema do të jetë fokusi për vitin 2023”, shprehet ajo për KosovaPress.
Kusari shton se edhe për vitin 2023 pritet të ndahen 100 milionë euro përmes tri instrumenteve financiare, për mbështetjen e grave në biznes, për Programin Reboot për teknologji më bashkëkohore dhe për Programin të Rinjtë në biznes.
“Të gjitha instrumentet janë regjionale për krejt Ballkanin, mirëpo edhe për atë nuk kemi kuota të caktuara, kjo varet prej vendeve të cilat kanë paraqitur kërkesa më të mëdha. Në vitin 2022 ka demonstruar që në Kosovë kemi distribuuar më së shumti, shpresojmë që edhe në vitin 2023 të ndodhë njëjtë (100 milionë euro). Janë tri instrumente kryesore që vlen me i përmend: gratë në biznes, programin Reboot për ndërmarrje të vogla dhe të mesme e për investime në energji efiçiente ose për teknologji më bashkëkohore, si dhe kemi programin të Rinjtë në Biznes që sapo kemi nënshkruar marrëveshjen me Bankën për Biznes. Po ashtu, kemi edhe një fond i cili quhet për zgjerimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Ballkan, prej të cilave investimi i parë që është bërë, është ai me Proex. Shpresojmë që të investojmë edhe në kompani të ngjashme si kjo”, shton ajo.
Ndër të tjera, Kusari ka theksuar se Kosova ka potencial në të gjithë sektorët, por shton se BERZH do të ketë në fokus edhe sektorin e informacionit dhe teknologjisë.
“Ne nuk ndajmë sektorë, mendojmë se potenciali i zhvillimit në Kosovë është në të gjithë sektorët. Pa dyshim që do të fokusohemi në fushën e informacionit dhe teknologjisë, e cila ka filluar një zhvillim të madh në Kosovë. Mendojmë se në këtë sektor, asisitenca jonë, qoftë përmes këshillimit apo financimit, është më e nevojshme për shkak se bankat komerciale nuk kanë instrumente financiare për me i mbështetur TIK-un. Por, gjithashtu nuk përjashtohen edhe sektori i sportit, industria e drurit, metal përpunuesit dhe industria e përpunimit të ushqimit”, thekson Kusari.
Më 2022, përmes institucioneve mikrofinanciare janë financuar diku 1,000 biznese, kurse përmes ngritjes së kapaciteteve dhe këshillimeve për gratë, rreth 500 gra kosovare kanë marrë asistencë teknike.
Të tjera
-
Gjykata Penale e Shkupit merr një vendim për ankesën e Artan Grubit
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh pë...
-
Peci e qon në qiell Guxo-n, thotë se i ka 5-6%
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion m...
-
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, ka të lënduar
Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në r...
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...