Kuzhina

Bërxolla nga furra

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 21 November 2019

Kjo është drekë jashtëzakonisht e mirë fundjave.

Përgatitet shpejt dhe është shumë e shijshme.

Përbërësit:

-Advertisement-

– 600 gr patate;

– 2 karota;

– 2 – 3 speca të gjelbër;

– ½ kungulleshe;

– 1 domate;

– pak brokoli;

– ½ rrënjë selinoje;

– speci i kuq i bluar i ëmbël;

– spec i shtypur djegës;

– fletë majdanozi;

– vaj;

– hudhër;

– piper.

Përgatitja:

Patatet pastroni dhe pritni në kube, qitni kripë dhe piper, hudhrën dhe specin e ëmbël të shtypur.

Të gjitha perimet pritni në kube dhe shtoni pak erëza, vaj të fletëve të majdanozit dhe të gjitha përzieni me patatet.

Tepsinë lyeni me vaj dhe qiteni patatet me perime në tepsi.

Qitni bërxollat dhe domaten në feta të cilave u keni qitur kripë. Piqni në 200 gradë celsius rreth një orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera