Lajme

Bernard Kouchner pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 06 September 2018

Ish-ministri i Jashtëm i Francës dhe ish-kreu i UNMIK-ut, Bernard Kouchner, është shprehur pro një shkëmbimi territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, një çështje që po përflitet shumë kohëve të fundit, sidomos pasi presidenti Hashim Thaçi po e shtyn përpara idenë e tij për “korrigjim kufijsh” me Serbinë në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare me fqinjin verior.

Në një bisedë me gazetën franceze “Le Monde”, Kouchner ka thënë se shkëmbimi i territoreve mes dy vendeve është “një zgjidhje e mirë”, përcjell KALLXO.com.

Ish-shefi i UNMIK-ut thotë se i mbështet “bisedimet shpërthyese” që po zhvillohen mes Prishtinës dhe Beogradit rreth trasimit të kufijve.

-Advertisement-

“Nuk mund të luftojmë kundër faktit se Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi janë dakord rreth një shkëmbimi të tillë… E kush jem ne për ta kundërshtuar dhe për ta penguar?”, ka theksuar Bernard Kouchner për “Le Monde”.

Çështja e shkëmbimit të territoreve është rikthyer në skenë sidomos pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar për një “korrigjim të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas presidentit Thaçi, një korrigjim i tillë i kufijve do të nënkuptonte bashkimin me Kosovën të asaj që njihet si Lugina e Preshevës.

Deri më tani, Hashim Thaçi nuk ka treguar se çka do të merrte Serbia në një situatë kur Presheva, Bujanoci e Medvegja do të bashkoheshin me Kosovën.

Rreth kësaj ideje ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar të Beogradit.

Një takim i radhës Thaçi-Vuçiq në Bruksel, gjatë të cilës mund të hidhet në tavolinë ideja e presidentit kosovar, pritet të zhvillohet nesër.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy