Sport

Bernard Challandes në hall të madh, futbollistët e Kosovës jashtë formës

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 21 September 2020

Kur kanë mbetur vetëm edhe 17-të ditë nga ndeshja me e rëndësishme e kombëtares së Kosovës kundër Maqedonisë Veriore, djelmoshat dardan nuk po kalojnë në formë aq të mirë, shkruan Gazeta inFokus.

Tashmë kur ka filluar sezoni i ri në pothuajse të gjitha ligat evropiane, disa nga lojtarët e Kosovës nuk po e gjejnë veten në formacionet startuse të skuadrat e tyre.

Dikujt i mungojnë minutat, dikush është i lënduar, e disa po presin të transferohen në klube të tjera, duke ngjallur kështu dyshime se a do të jetë Kosova e gatshme për sfidën Maqedonisë.

-Advertisement-

8 tetori është nja nga ditët më të rëndësishme për ‘dardanët’ në arenën ndërkombëtare, pasi fitorja do të i’a siguronte biletën për në finalen e Play-Offit të Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë ose Gjeorgjisë.

E në rast triumfi ndaj bjellorusëve ose gjeorgjianëve, kosovarët do të kualifikoheshin për herë të parë në Kampionatin Evropian.

Fatkeqësisht, për momentin ‘Dardanët’ nuk po kalojnë në një formë aq të mirë.

Gjatë ditës së sotme klubi i Lazios ka njoftuar që super sulmuesi Vedat Muriqi, pas testimit ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Klubi italian madje ka njoftuar që prizrenasi do të mungoj deri nga mesi i muajit tetor për shkak të lëndimit, duke humbur kështu ndeshjen kundër Maqedonisë.

Arbër Zeneli është rikthyer nga lëndimi dhe gjendja e tij nuk është stabile. 25 vjeçari kishte munguar për më shumë se një vit, pasi kishte këputur ligamentet, kështu faza e rikuperimit i kishte marrur shumë kohë, duke ndikuar kështu edhe në formën e tij.

Në anën tjetër Milot Rashica akoma nuk e ka të qartë të ardhmen e tij. Ofertat për yllin kosovar nuk kanë munguar aspak dhe sipas mediave thuhet që Rashica është në diskutime me klubin anglez, Aston Villa.

E ardhmja e vushtrriasit akoma nuk është e qartë duke ngjallur kësisoj dyshime se a do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tetorit.

Minutat po u mungojnë edhe Anel Rashkajt dhe Herolind  Shalës. Dyshja e mesfushës së kombëtares fatkeqësisht nuk janë duke kaluar në formë aq të mirë dhe nëse ata vazhdojnë të mbesin në stol mund te mos jenë të gatshëm në muajin tetor.

Edon Zhegrova është rikthyer tek klubi i tij, Genk, pas huazimit një vjeçar në Basel. Talenti kosovar fatkeqësisht nuk kishte aq shumë minuta as kur ishte në klubin zviceran, duke mos u ftuar fare nga trajneri Challandes në ndeshjet e muajit shtator.

Amir Rrahmani gjatë kësaj vere ka bërë një hap mjaft gjigand në karrierë duke nënshkruar me klubin e madh italian, Napoli, mirëpo kapiteni i Kosovës gjatë fundjavës që lamë pas nuk është aktivizuar për asnjë minutë.

Rasti i njëjtë ka ndodhur edhe me Mërgim Vojvoden. 25 vjeçari nuk ka luajtur në ndeshjen që klubi i tij i ri, Verona zhvilloj të shtunën kundër Romës.

Për Florent Hadërgjonaj thuhet që është në diskutime për tu larguar nga klubi turk Kasimpasa, që iu bashkua sezonin e kaluar nga, Huddersfieldi, që po ashtu nuk i kishte minutat që i duheshin.

Benjamin Kololli ka pësuar një lëndim të shtunën në ndeshjen që Zurich zhvilloj kundër Young Boys, por klubi akoma nuk ka dhënë asnjë detaj të shkalles së lëndimit të tij.

Forma jo e mirë e lojtarëve dardan dhe lëndimi i disa prej tyre e kanë venë në hall të madh trajneri, Bernard Challandes, i cili do të ketë punë të madhe për ta përzgjedhur formacionin startues ndaj Maqedonisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera