Sport

Bernard Challandes flet për dy ndeshjet e para të Kosovës dhe për Superligën

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 05 March 2018

Selektori i ri i Kosovës, Bernard Challandes në emisionin 2 me 1 në RTV 21, për herë të parë është paraqitur për publikun kosovar në një intervistë të drejtëpërdrejtë.

Ai ka biseduar për rolin e tij të ri si selektor i Kosovës duke thënë se përfaqësuesja A ka potencial të krijojë ekip solid për të synuar kampionatin evropian ose atë botëror.

Challandes nuk është kursyer, për të kritikuar problemet defensive të Kosovës, duke i cekur 24 golat e pranuar të përfaqësueses A në fazën e grupeve për Kupën e Botës.

-Advertisement-

“Në qoftëse e shikojmë, i kemi pranuar 24 gola dhe kjo dëshmon se kemi shumë probleme në mbrojtje. Nuk është faji vetëm i repartit defansiv sepse i gjithë ekipi duhet të mbrojë portën e vet”, ka thënë Challandes.

Për ndeshjet e ardhshme miqësore të Kosovës në muajin Mars kundër Madagaskar dhe Burkina Fasos, Bernard Challandes është përgjigjur se nuk ka kohë të mjaftueshme të përpilohet një plan konkret.“

Nuk ka shumë kohë por më duhet të pranoj se nuk është rezultati me rëndësi se sa për mua, është me rëndësi t’i testoj lojtarët dhe të eksperimentoj formacione të reja që të shoh se ku jemi”Në pyetjen e gazetarit të RTV 21, Bajram Shalës se a është përgatitur ndonjë plan për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve kundër Azerbejxhanit dhe Maltës, Challandes ka thënë:“Në qoftëse e krahasojmë grupin e kaluar me këtë grup ka dallim shumë të madh. Azerbajgjani dhe Malta mendojnë se do të fitojnë lehtësisht kundër neve.

Ne e shohim vetën si kundërshtar të barabartë dhe me këtë fakt e di se do ta ndihmoj Kosovën.Challandes që të jetë korrekt nuk ka komentuar për superligën e Kosovës, megjitëse pati fjalë kritike për tempo e ekipeve në terren.“Për atë cfarë kam parë, tempo është mjaft e ulët në ndeshjes, është e mundur që edhe terreni të ketë qenë i rëndruar mirëpo nuk mundem që menjëherë të komentoj sepse ende është herët ndërsa deri më tani kam shikuar vetëm një ndeshje”, duke iu referuar takimit Trepça 89 – FC Prishtina”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera