Sport

Bernard Challandes befason me fjalët e tij për Edon Zhegrovën

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 11 October 2020

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas ndeshjes me Sllovenisë, të cilën ‘Dardanët’ e humben me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç lojës tekniku zviceran është ndalur për të folur edhe për përformancën e Edon Zhegrovës, i cili luajti për 88 minuta.

Sipas Challandesit talenti prishtinasi luajti mirë pjesën e parë, ndërsa të dytën nuk bëri atë se çfarë pritet nga ai.

-Advertisement-

“Nuk do të isha i ashpër me Zhegrovën, pasi vetëm në pjesën e parë aksionet e rrezikshme nga skuadra jonë erdhën prej tij. Në pjesën e dytë kam pritur më shumë nga ai, pasi e di që ka kualitete”, deklaroi Challandes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera