Sport

Bernard Berisha shembull për t’u ndjekur, tregon se çfarë është në gjendje të bëjë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 18 October 2018

Bernard Berisha ka treguar se sa profesionist i madh është, e po ashtu se sa të madhe e ka dashurinë për vendin e tij.

Anësori këmbëshpejtë nga Peja, ishte i grumbulluar te Përfaqësuesja e Kosovës për dy ndeshjet e tetorit, por nuk regjistroi asnjë minutë.

Pavarësisht kësaj, ai tregohet një profesionist i madh duke treguar se është i gatshëm gjithmonë për ekipin e Kosovës.

-Advertisement-

“Gjithmonë i gatshëm për ekipin kombëtar të Kosovës”, ka shkruar Berisha në Instagram.

Bernard Berisha ka qenë ndër futbollistët e parë që i është bashkuar Kosova pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Përndryshe, për dallim nga Berisha, kapiteni i Kosovës U-21, Ardian Ismajli, ka refuzuar ftesën e Challandesit për ndeshjen me Ishujt Faroe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera