Sport

Bernard Berisha me super formë, sërish në formacionin e javës

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 23 September 2020

Lojtari i kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, po kalon në formë mjaft të mirë, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti nga Peja është zgjedhur në formacionin e javës me klubin e tij Akhmat Gronzy, në Rusi.

Ai u inkuadrua nga minuta e parë në ndeshjen e fundit që skuadra ruse luajti kundër Dinamo Moskës në udhëtim, madje u mposht me rezultat 1-0.

-Advertisement-

Berisha ishte rreziku më i madh i kundërshtarëve duke arritur kështu të përfshihet në skemën e javës.

28 vjeçari pritet të luaj me Kosovën në ndeshjen e tetorit kundër Maqedonisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera