Sport

Bernard Berisha flet për futbollin kosovar: Klubet po bëjnë punë të madh, Llapi e Ballkani më befasuan për të mirë

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 19 January 2021

Futbolli kosovar si kurrë më parë sivjet ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh, kjo për faktin se klubet kanë bërë investimeve të mëdha duke sjell shumë futbollistë cilësorë.

Një gjë tjetër që bën të besohet se futbolli ynë po rritet është edhe fakti se të gjitha klubet do të kryejnë përgatitje jashtë vendit, derisa shumica kanë zgjedhur Turqinë.

Ylli i skuadrës ruse Akhmat Grozny dhe i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha i cili karrierën e nisi pikërisht në futbollin e Kosovës, duke kaluar momente të mira te Besa, ka gjetur pak kohë për të biseduar me Demokracia.com, ku ka folur për futbollin kosovar dhe pritshmëritë që ka ai.

-Advertisement-

Skuadra e Berishës, Akhmat sot do të ndeshet me Arbërinë e Dobrajës dhe padyshim ky do të jetë një takim i veçantë për mesfushorin e Kosovës.

“Më gëzon fakti se tash edhe në Kosovë po bëhen investime dhe niveli i cilësisë së lojës çdo ditë është duke u rritur. Kam pasur rastin këtu në Antalia t’i përcjellë dy ekipet, Llapin dhe Ballkanin dhe më të vërtet kanë treguar cilësi shumë të madhe”, ka thënë Berisha.

Berisha që po kalon momente shumë të mira te Grozny ky edhe mban shiritin e kapitenit pret të vazhdojë me këtë ritëm dhe ta ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave, derisa ka lënë një mesazh edhe për talentet e rinj në Kosovë, nga të cilët kërkon të  punojnë shumë pasi çdo ëndërr mund të realizohet nëse nuk hiqet dorë nga ajo.

“Unë ju them të gjithëve që t’i përkushtohen maksimalisht futbollit. Le të punojnë fort se një ditë do t’iu shpërblehet puna si më është shpërblyer mua. Ju uroj të gjithëve një kampionat sa më të mirë dhe pa  lëndime”, ka përfunduar Berisha, i cili është duke punuar shumë që të jetë gati edhe për Kosovën, ku në mars të këtij viti nis kampanjën për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera