Sport

Bernard Berisha do të përballet nesër me skuadrën nga Superliga e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 18 January 2021

Ekspedita e klubit të Arbërisë ka disa ditë që është zhvendosur në Antalia të Turqisë, aty ku po kryejnë fazën përgatitore për stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Krahas përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit, skuadra nga Lipjan po sfidohet miqësisht edhe me ekipe të ndryshme evropiane.

Kësisoj Arbëria nesër do të përballen me ekipin rus, Akhmat Groznyt, në një takim miqësore.

-Advertisement-

Për skuadrën ruse paraqitet edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, i cili është nder lojtarët kryesor të skuadrës Akhmat Groznyt./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera