Bërnabiqit s’i pëlqen deklarata e Baerbockut për dërgimin e forcave serbe në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
22:56 | 11 December 2022
Kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, duket se nuk i ka pëlqyer fare deklarata e ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Kjo e fundit, duke reaguar për situatën në veri, fajin ia vuri Serbisë, ndërsa shtoi se edhe ideja për “dërgimin e forcave serbe në Kosovë” është e papranueshme, raporton Klankosova.tv.
E Bërnabiqi, duke iu përgjigjur kryediplomates gjermane në Twitter, tha se Serbia po kërkon vetëm respektimin e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së për dërgimin e forcave policore e ushtarake në Kosovë.
Ajo madje e kritikoi Baerbockun dhe homologët e saj të vendeve të G7-ës se po bëhen selektivë në lidhje me respektimin e rezolutave të KS të OKB-së.
“Në komunikatën e fundit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të G7 (14 maj 2022), në adresimin e çdo problemi apo krize në botë (Libi, Siri, Jemen, Somali, etj.) ata kanë kërkuar zbatim të rreptë të Rezolutave respektive të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (RKSKB). Tani, çuditërisht, MPJ-ja e Gjermanisë po thotë shprehimisht se Rezoluta 1244 e KS të KB-së – e cila përcakton se Serbia ka të drejtë të kërkojë kthimin e një numri të caktuar të forcave të saj të sigurisë” në Kosovë, “duhet të injorohet, sepse është ‘e papranueshme’”.
“Për sa i përket të drejtës ndërkombëtare dhe stabilitetit, në bazë të cilave kritere vendosni se cila Rezolutë duhet të respektohet dhe cila duhet të injorohet – p.sh., në rastin e Libisë, Rezoluta 2571 e KS të OKB-së duhet të respektohet, por në rastin e Serbisë, Rezoluta 1244 duhet të injorohet? Nivel mahnitës i absurditetit”, shkroi kryeministrja serbe, raporton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, ajo tha se “ajo që dëshirojnë serbët” në Kosovë është “paqja dhe stabiliteti”.
Për fund, ajo nuk e la pa e fajësuar kryeministrin Albin Kurti për situatën e krijuar në veri.
“Diçka e fundit: nuk do të kishte tensione që duheshin ulur nëse Kurti do t’i respektonte marrëveshjet dhe nuk do t’i shkelte ato në mënyrë të njëanshme”, përfundoi kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...