Bërnabiqi po thotë se po frikësohet nga përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
10:30 | 19 December 2022
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se serbët në veri të Kosovës kanë ngritur barrikadat me kërkesën për të drejtat e tyre themelore njerëzore. Ajo tha se “frikësohet nga përshkallëzimi i mëtejmë i situatës”, por nënvizoi se “Serbia do të bëjë çdo gjë të mundur për të ruajtur paqen dhe një lloj stabiliteti”.
Deklarimet e Bërnabiqit pasuan një protestë në territorin serb në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë, të organizuar nga grupi famëkeq paramilitar rus Wagner. Dhjetëra protestues kënduan këngë anti-Kosovë dhe dogjën një pankartë me shkrimin “Marrëveshja e Brukselit”. Ata gjatë ditës u përleshën me policinë serbe në përpjekje për të hyrë në territorin e Kosovës.
Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, ngritën telat gjemborë në afërsi të kufirit në Jarinjë, në pjesën e territorit të Kosovës në përpjekje për të parandaluar çdo eskalim të dhunës.
Kryeministrja serbe Bërnabiq tha se BE-ja dhe SHBA-ja po i dëgjojnë serbët e Kosovës “vetëm kur ata janë në barrikada”, por edhe “atëherë jo siç duhet”. Sipas saj, serbët e Kosovës i lëshuan institucionet pasi kanë kërkuar për më shumë se “dhjetë vjet respektimin e Marrëveshjes së Brukselit”.
Serbët e Kosovës ngritën barrikadat në kundërshtim të arrestimit të një ish-pjesëtari ser btë Policisë së Kosovës i dyshuar për shpërthimet në objektet e komisioneve komunale zgjedhore në veri, në përpjekje për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të shpallura nga presidentja Osmani, Kjo e fundit, ndërkaq, me një vendim tjetër shtyu për në prill mbajtjen e zgjedhjeve me arsyetimin e mungesës së kushteve të sigurisë.
“Në fund të fundit serbët e Kosovës janë në ato institucione duke iu falënderuar asaj Marrëveshjeje të Brukselit dhe kur Albin Kurti thotë se për të nuk ekziston Marrëveshja e Brukselit, atëherë nuk e di saktësisht se ku qëndron problemi pse serbët nuk janë në institucione”, tha Bërnabiqi.
“Presim nga bashkësia ndërkombëtare, fillimisht nga Brukseli por edhe Washingtoni që të bëjnë presion mbi Prishtinën që në një afat sa më të shkurtër të nisin zbatimin e marrëveshjes së Brukselit që nënkupton themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kemi marr të gjitha garancitë edhe nga përfaqësuesi i SHBA-së Escobar, se do ta bëjnë në një afat të shkurtër”, tha Bërnabiqi

Të tjera
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...