Lajme

Bërnabiq: Shpresoj të hiqet reciprociteti dhe të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 05 June 2020

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se shpreson që qeveria e re e Prishtinës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, të heqë sa më shpejt taksën dhe masat e reciprocitetit për mallrat nga Serbia në mënyrë që, siç tha ajo, Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin tregtar.

Ajo tha të enjten se vendimi për këtë nuk varet nga Serbia dhe se Beogradi mund të apelojë që ajo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi, sipas saj,një gjë të tillë po e bëjnë që nga 21 nëntori 2018, kur u vendos taksa prej 100 përqind, raporton Tanjug.

Këto deklarata shefja e ekzekutivit serb i bëri në ditën kur Avdullah Hoti morri detyrën e shefit të ri të Qeverisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera