Lajme

Bërnabiq: Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 23 March 2018

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se Serbia nuk do ta njohë ekzistencën e një shteti tjetër brenda territorit të saj.

Këto i ka bërë të ditur në një konferencë ndërkombëtare të quajtur “Kosova dhe Metohija: Sui generis apo precedent në marrëdhënie ndërkombëtare”, shkruan Infokusi.

Ajo është shprehur e bindur se konflikti shqiptaro-serb nuk mund të zgjidhet duke mbështetur njërën palë në gjithçka që thotë dhe pastaj të ketë pritshmëri se pala tjetër do të përkulet dhe do të pranojë çdo zgjidhje të detyruar.

-Advertisement-

“Zgjidhja duhet të ketë parasysh qëndrimet që mbajnë të dy palët”, tha ajo, duke përmendur se Serbia është e gatshme që të jetë pjesë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës në mënyrë serioze, mirëpo nuk do të pranojë një shtet tjetër në territorin e saj. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera