Bërnabiq: S’bisedojmë për planin franko-gjerman pa u zbatuar Marrëveshja e Brukselit

Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 24 December 2022
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë për planin franko-gjerman të propozuar nga BE-ja se “nuk di” se si të bisedojë për të, derisa s’është zbatuar Marrëveshja e Brukselit.
Ajo për këtë temë është pyetur nga gazetarët në qeverinë serbe, por nuk dha një përgjigje konkrete, derisa u mundua ta fajësojë Kosovën se nuk ka zbatuar marrëveshjet e nënshkruara më parë, raporton Danas, transmeton Express.
“Pala serbe është ende në pritje të zbatimit të marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën – Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar në vitin 2013. Gjithmonë pyes ndërkombëtarët dhe partnerët e huaj se kush do të garantojë marrëveshjen e dytë, nëse e para ende nuk është zbatuar”, ka thënë ajo.
Sidoqoftë, shumë nga marrëveshjet e nënshkruara nuk i zbaton as Serbia.
Bërnabiq ka folur edhe për situatën në veri të vendit, duke thënë se nuk “dëshiron as të mendojë” që Policia e Kosovës t’i heqë barrikadat në veri të Kosovës.
“As që do të doja të mendoja se policia e Kosovës po heq barrikada dhe po vë në pikëpyetje jetët e njerëzve, siç ka paralajmëruar Albin Kurti”, duke shtuar se po të ndodhte kjo do të përbënte “sulm ndaj grave dhe fëmijëve, të moshuarve që janë prapa barrikadave”.
“Unë nuk besoj në një skenar të tillë. Ka kuptim të mjaftueshëm nga ana e akterëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha KFOR-it”.
Për kërkesën e bërë ndaj KFOR-it që të kthejnë personelin ushtarak në Kosovë, kryeministrja serbe tha se “vlerëson faktin se KFOR-i po shqyrton kërkesën e Serbisë” dhe se nuk e ka refuzuar menjëherë.
Për këtë kërkesë të Serbisë, emisari amerikan Gabriel Escobar ka thënë se e kundërshtojnë këtë kategorikisht, duke shtuar se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.

Të tjera
-
Realizohet seanca e parë gjyqësore përmes videolidhjes në Kosovë
Për herë të parë në Kosovë është mbajtur një seancë gjyqësore përmes videolid...
-
“Nëse Trump ju fton në Shtëpinë e Bardhë me Vuçiqin, a shkoni” – Kurti ua kthen shpinën shpejt gazetarëve, s’do pyetje
Janë dy pyetje në të cilat kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk iu përgjig...
-
Shkon në 89 numri i të plag*osurve nga sul*mi iranian në spitalin izraelit
Numri i personave të plagosur në valën e fundit të sulmeve ndaj Izraelit nga ...
-
Miftaraj: Përfundon edhe sfilata e 34 në Kuvend, deputët shkëlqyen
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ironizuar situatën poli...
-
Teherani pranon ftesën evropiane: Takim i rëndësishëm në Gjenevë të premten
Media shtetërore iraniane ka raportuar konfirmimin e ministrit të Jashtëm ira...
-
Ambasadori italian takohet me kryetarin e Kushtetueses
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, është takuar me kryetarin ...
-
Presidenti iranian: Do t’i kalojmë këto ditë të vështira
Presidenti i Iranit i është drejtuar kombit përmes një postimi në rrjetet soc...
-
Trumpi nuk dëshiron të shkojë në luf*të me Iranin, thotë ish-shefi i sigurisë kombëtare
Donald Trump nuk dëshiron të shkojë në luftë me Iranin dhe e ka lënë derën ha...
-
Kurti nuk i ndalë cilësimet për “opozitarët” i quan nomadë: S’po duan të kenë shtëpi
Lideri i LVV-së, Albin Kurti, i cili për momentin është edhe deputet dhe krye...
-
Kriza e naftës: Rusia sinjalizon bashkëpunim me SHBA-në dhe Arabinë Saudite për stabilizimin e tregut
Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite mund të ndërmarrin veprime të p...
-
Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer
Një 16-vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur që prej katër ditësh në Greqi. ...
-
Abrashi pas dështimit të 34’t: Po shihet qartë kush është bllokuesi
Deputeti i VV’së, Artan Abrashi, ka thënë se inatet destruktive politike po e...